Mbrojtësi legjendar i Real Madridit, Marcelo, do të largohet nga klubi pas gati 15 vitesh te gjiganti spanjoll.
Kontrata e brazilianit është caktuar të skadojë qershorin e ardhshëm dhe gazeta spanjolle Olé raporton se nuk ka pasur bisedime për rinovim mes klubit dhe lojtarit, përcjell GazetaBlic Sport.
Marcelo pritet të kthehet te Fluminense në fund të marrëveshjes së tij aktuale, pasi u largua nga skuadra e Rio de Janeiro në janar 2007 për t’u bashkuar me Los Blancos.
Statistikat e tij personale janë mbresëlënëse, me 533 paraqitje, 38 gola dhe 101 asistime mahnitëse gjatë asaj kohe.
Por ato ditë lavdie duket se i janë lënë të shkuarës dhe ditët e Marcelos në Bernabeu janë të numëruara.
/GazetaBlic Sport


