Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme është ajo mes Bayern Munich dhe Barcelonës, që zhvillohet nga ora 21:00 në “Allianz Arena”, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester United takohet me Young Boys në “Old Trafford”, kurse Juventus e pret Malmon.
Kampioni aktual i Championsit, Zenit luan ndaj Chelseat në shtëpi.
Më poshtë keni ndeshjet e sotme:



