Sporti

Pioli: Më vjen keq për eliminimin, përqendrohemi në Serie A dhe në Kupën e Italisë

12/07/2021 23:47
nga:Mergim Rreci

Milani u mposht në shtëpi nga Liverpool dhe u përshëndet nga garat evropiane sonte.

Trajneri i kësaj skuadre, Pioli tha se i vjen keq se skuadra e tij po largohet në këtë mënyrë nga ndeshjet evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

“Na vjen keq që largohemi nga Evropa.Do të kishim nevojë për më shumë ritëm dhe më shumë cilësi, por për fat të keq nuk ia dolëm, e lëvizëm topin shumë ngadalë dhe me pak saktësi, ky ishte problemi, dhamë dy gola me dy gabime, por në këto nivele nëse nuk jepni maksimumin, atëherë rrezikon humbjen”.

“Ne donim të ecnim përpara në Evropë. Ky ishte qëllimi ynë. Tani do të duhet të jemi të mirë në përqendrimin e forcave në kampionat dhe në Kupën e Italisë, por ne donim të ecnim përpara në Evropë.”

/GazetaBlic Sport/