Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.
Milani është eliminuar totalisht nga garat evropiane pas humbjes nga Liveprool, 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Tomori shënoi golin e parë në ndeshje, por Salah dhe Origi me golat e tyre i dhanë fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.
“Ajo që bënë djemtë sonte më bën shumë krenar. Ishte një lojë e pabesueshme. Jam shumë i lumtur. Performanca ishte e jashtëzakonshme. Duke pasur 21 goditje, kaq shumë situata ku luajtëm jashtëzakonisht mirë dhe u mbrojtëm me pasion dhe të organizuar mirë. Normalisht, jam shumë i lumtur për të gjitha rezultatet e këtyre ndeshjeve”, tha Klopp.
Liverpool numëron gjashtë fitore nga gjashtë ndeshjet e grupit.
/GazetaBlic Sport/


