Showtime

“Brad Pitt kur e porosit në Aliexpress”, Donaldi ‘ironizon’ me banorin e ri

12/07/2021 22:08
nga:Genita C

Sonte ka nisur spektaklit i Big Brother VIP, ndërsa Arbana ka pyetur banorin e ri, Claudion se si po ndjehet ai brenda shtëpisë me banorët tjerë.

Derisa po bisedonte me Arbanën, aty ndërhyn edhe Donaldi i cili me deklaratën e tij shkakton të qeshura tek banorët dhe publiku në studio.

“Claudio është Brad Pitt kur e porosit në Aliexpress”, thotë Donaldi.

Ndryshe, Claudio ka shprehur pëlqimin e tij për ish-konkurrenten e Përputhen, Antonelën.