Sporti

PSG dhe Manchester City kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve, Leipzig siguron Europa Leaguen

12/07/2021 20:36
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve.

PSG e ka përfunduar fazën e grupeve me një fitore të thellë ndaj Brugge, shkruan GazetaBlic Sport.

Parisienët triumfuan me rezultat 4 me 1, me Mbappe dhe Messin që shënuan nga një dy golësh.

Në anën tjetër, Manchester City është mposhtur nga Leipzig në Gjermani.

Gjermanët triumfuan me rezultat 2 me 1 dhe siguruan kalimin tutje në Europa League.

Manchester City dhe PSG veçse e kishin siguruar më parë kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/