Lajme

Mushkolaj: Forja e lodhtë e asamblistëve të VV-së me flamuj kuqezi, kompensim i paraqitjes me fusnotë të Kurtit

12/07/2021 15:47
nga:M K

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër asamblistët e VV-së në Prishtinë, që sot betimin e kryen me flamuj kuqezi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mushkolaj tha se ata vazhduan me këtë fore, siç e ka quajtur ai të lodhtë, teksa shtoi se ndoshta është kompensim i paraqitjes me fusnotë të kryeministrit Kurti nga Brukseli, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/