Sporti

Zyrtare: Katër super lojtarë të Bayernit nuk do të luajnë ndaj Barcelonës

12/07/2021 14:48
nga:Lorik J

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, tregoi këtë të martë në konferencën për shtyp para ndeshjes së së mërkurës në Champions League kundër Barçës se cilët nga lojtarët e tij nuk do të jenë të grumbulluar në ndeshjen e Allianz Arena.

Goretzka, Gnabry, Choupo-Moting dhe Kimmich nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit për takimin e nesërm të Champions Legaues, përcjell GazetaBlic Sport.

Goretzka dhe Gnabry, edhe pse morën pjesë të shtunën ndaj Dortmundit, nuk do të luajnë ndaj katalanasve dhe do të pushojnë.

Choupo-Moting dhe Kimmich, të cilët kanë munguar tashmë në ndeshjet e fundit të skuadrës bavareze për shkak të koronavirusit mbeten të padisponueshëm.

Katalanasit duhet të fitojnë në Mynih për të mos u varur nga ndeshja Benfica-Dinamo Kiev nëse duan të jenë në 1/8 e kompeticionit.

/GazetaBlic Sport