Showtime

Ja se si është emri i vërtetë i Bora Zemanit

12/07/2021 14:15
nga:Genita C

Së fundmi ka qenë njëra nga figurat publike më të diskutuara në mediat rozë për lidhjen e saj me aktorin e njohur Donald Veshaj.

Puthja e shumë përfolur ngjalli reagime të shumta nga publiku, nuk munguan kritikat e as mbështetjet edhe nga shumë personazhe publike, por diçka që nuk e dini rreth moderatorës shqiptare është emri i saj i vërtetë.

Emri i saj i vërtetë nuk është Bora, por Borana, ajo e ka treguar këtë gjë  në intervistën Class para tre vite.

“Të gjithë e njohim bukuroshen e ekranit si Bora, por emri i saj i vërtetë është më i gjatë se kaq. E ëma e Borës, kur erdhi në jetë Bora e bardhë më 9 janar, kishte parë në Teatrin e Operës dhe Baletit operën shqiptare “Borana”. Aty është frymëzuar për ta pagëzuar të bijën me emrin “Borana”. Në fakt, kjo është hera e parë që Bora e tregon këtë detaj interesant për veten dhe emrin e saj të vërtetë”, thuhet në shkrimin që i cili iu dedikua Borës./GazetaBlic/