Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Kjo pasi të enjten në Kuvendin Komunal të Gjilanit do ta bëjë betimin për marrjen e postit të kryetarit të komunës.
Për dorëheqjen ai ka njoftuar në një postim në “Facebook”.
“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Varhelyi takon Kurtin: Kosova ta vazhdojë reformën në drejtësi, të luftojë krimin e organizuar


