Granit Xhaka pësoi një lëndim në gju kundër Tottenhamit më 26 shtator dhe ai nuk pritej të kthehej deri në Vitin e Ri.
Por sai u rikthye në formacionin fillestar të hënën mbrëma kundër Evertonit, një muaj përpara afatit, përcjell GazetaBlic Sport.
Pavarësisht një rezultati zhgënjyes në Goodison Park, Mikel Arteta është i kënaqur që Xhaka kthehet në skuadrën e tij.
“Kjo është mënyra se si ai punon dhe është mënyra sesi ai është”, tha ai për Arsenal Media.
“Meritat shkojnë për ekipin mjekësor, si dhe për punën që ata kanë bërë dhe është e mrekullueshme që ai të kthehet prap”, përfundoi Arteta.
/GazetaBlic Sport/


