PSG zbuloi grupin e lojtarëve të thirrur për ndeshjen kundër Brugges, që zhvillohet sonte nga ora 18:45 në Champions League.
Siç pritej, Sergio Ramos është jashtë, pavarësisht se është rikthyer dje në stërvitje, si dhe Neymar dhe Julian Draxler, me lëndime më të gjata. Mungon edhe Kurzawa, por Kimpembe, i cili ishte një dyshim për Mauricio Pochettino, u ftua. Të pranishëm do të jenë edhe Danilo Pereira dhe Nuno Mendes, përcjell GazetaBlic Sport.
Ramos do të kryejë punë riintegruese progresive në tre ditët e ardhshme, ndërsa Neymar në fund të javës do të kryejë teste të reja për ndrydhjen e kyçit të këmbës.
Kjo është lista e lojtarëve të ftuar:
? Le groupe parisien pour la réception du @ClubBrugge à 18h45 au Parc des Princes ??#PSGCLU
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 7, 2021


