Showtime

Komediani i njohur shqiptar pjesë e kinematografisë turke

12/07/2021 11:50
nga:Genita C

Vedat Bajrami është nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar.

Komediani i njohur me rolet e tij bashkë me Osman Azemin dhe Mensur Safçiun të njohur si “Stupcat” kanë arritur të krijojnë projektet më të shikuara.

Por Vedati ka vendosur të kalojë kufijtë me suksesin e tij duke filluar karrierën si aktor në Turqi.

Siç bëhet e ditur, ai do të jetë pjesë e historisë së jetës së ‘Elif Ana’, që lindi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaras në vitin 1908 dhe që u bë e famshme për ndihmën ndaj njerëzve.

Xhirimet e filmit, me regji të Semir Aslanyurek dhe Kazım Oz me firmën e Live Is A Movie Film, kanë nisur më 5 nëntor në fshatin Pulyan.

Vedati veçse ka ndarë disa prapaskena nga xhirimet e këtij projekti që besohet se do të pëlqehet nga publiku e do të korrë suksese të mëdha në kinematografinë turke.