Sporti

Shorti i kupës së Kosovës në futboll, këto janë përballjet interesante

12/07/2021 11:36
nga:Lorik J

Është tërhequr shorti i fazës së tetës së Kupës së Kosovës në Futboll.

Kampioni aktual, KF Llapi do të luajë ndaj Ferizajit, teksa Drita do të ballafaqohet me Fushë Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Përballje interesante do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Drenicës, teksa Gjilani luan ndaj Dukagjinit.

Këto janë çiftet e plota:

Prishtina – Drenica

Fushë Kosova – Drita

Gjilani – Dukagjini

Ulpiana – Arbëria

Ferizaj – Llapi

Ballkani – Malisheva

Onix – KEK-u

2 Korriku – Ramiz Sadiku.

/GazetaBlic Sport