Sporti

Real Madrid – Inter, formacionet e mundshme

12/07/2021 11:27
nga:Lorik J

Real Madrid – Inter nuk luhet për një vend në fazën tjetër të Champions League, por për kreun e grupit.

Në “Santiago Bernabeu” vendasve i mjafton edhe një barazim i cili nuk duket i vështirë për t’u arritur edhe pse Ancelotti pritet të bëjë rotacion në formacion, ndërsa Inzaghi pritet të hedhë të gjithë arsenalin e rëndë në fushë.

Reali nuk ka në dizpocion 3 lojtarë, Ceballos, Bale dhe Benzema, ndërsa Inzaghi do të duhet të bëjë pa, Darmian, De Vrij, Correa, Kolarov dhe Ranocchia.

I detyruar edhe nga mungesa e Benzema, Madridi pritet të vijë me një sulm të freskët si Asensio – Jovic – Rodrygo, duke lënë kështu pushim edhe Vinicius JR i cili i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri më tani.

Kujtojmë që braziliani bashkë me Benzema janë duke kaluar një formë spektakolare duke krijuar një nga 2-shet më të forta në botë dhe kjo padyshim që do ndjehet sonte.

“Zikaltërit” në krahun tjetër do të kenë në vijën e parë të sulmit dyshen më të mirë, Martinez – Dzeko.