Barcelona është duke menduar të përforcojë repartin sulmues të skuadrës.
Skuadra katalunase pritet të jetë aktive në merkaton dimërore pasi Xavi duket se po kërkon një sulmues anësor, shkruan GazetaBlic Sport.
Adeyemi është një nga më të përfolurit nga mediat për një kalim të mundshëm te spanjollët, sëbashku me emra tjerë si, Ferran Torres dhe Dani Olmo.
Megjithatë raportimet e fundit nga mediat gjermane, pretendojnë se Adeyemi nuk do t’i bashkohet Barcelonës.
Thuhet se vet lojtari e ka refuzuar një mundësi të tillë.
/GazetaBlic Sport/


