Lajme

Suspendohen zyrtarët përgjegjës pas vdekjes së të paraburgosurit në Prizren

12/06/2021 18:36
nga:Gazeta Blic

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një të paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit Prizren. Ai dyshohet se ndërroi jetë i pasojë e vetëvarjes në dritaren e banjos së dhomës.

Pas këtij rasti, SHKK ka njoftuar se janë suspenduar zyrtarët përgjegjës.“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”, thuhet në njoftim.