Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë një kandidat për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. Kësisoj, është vendosur që të përsëritet konkursi për një anëtar jo-ekzekutiv të këtij bordi.
Asnjëri nga kandidatët, Nuhi Ahmeti dhe Imrije Zeqiri nuk kanë arritur ta marrin shumicën e votave të deputetëve, as në raundin e dytë të votimit.
53 fletëvotime ishin të pavlefshme, ndërkaq, për Nuhi Ahmerin kanë votuar 27 deputetë, kurse për Imrije Zeqirin 16 deputetë.
Pas këtij dështimi, do të hapet konkurs i ri për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të BQK-së.
Prej qershorit të vitit të kaluar, BQK-ja është pa borg funksional.
Nëse nuk zgjidhet Bordi i ri deri në fund të këtij viti, është paralajmëruar bllokimi i sistemit financiar në Kosovë.
BQK-ja aktualisht po funksionon pa buxhet të miratuar, kompetencë kjo e bordit. Ky institucion po e shfrytëzon 1/12 e buxhetit të vitit paraprak.