Varane para pak ditësh deklaroi se në Real Madrid askush nuk të uron kur fiton Ligën e Kampionëve.
Kjo deklaratë e ish mbrojtësit të ‘Los Blancos’ ngjalli reagime te Carlo Ancelotti, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është historia dhe tradita e këtij klubi që vazhdon të jetë një nga më të mirët në botë. Falë kësaj kërkese Reali ka arritur gjithçka që ka arritur”, nisi duke thënë trajneri i Real Madridit
“Kur fituam Champions League për herë të dhjetë, ne festuam, por nuk ishim të lumtur. Është e nevojshme për të ecur përpara. Kjo është ajo që kërkon klubi dhe është ajo që kërkojnë edhe tifozët”, shtoi ai.
“Nuk e kam këtë ide në kokën time. Tani për tani jam duke menduar vetëm për përgatitjen e mirë të ndeshjeve, strategjinë dhe ndeshja tjetër është kundër Interit në Santiago Bernabeu. Është e vështirë të arrish në finale, por ky është gjithmonë qëllimi ynë”.
/GazetaBlic Sport/


