Showtime

Moderatorja kosovare zbulon lidhjen e saj: “Jam e përmbushur dhe e lumtur”

12/06/2021 12:42
nga:Genita C

Blerona Zeqiri është njëra nga prezantueset më të dashura në televizionet shqiptare sidomos në Kosovë.

Prej vitesh shoqëron publikun me programet e saj argëtuese duke u shndërruar në personazh me interes për shikuesit.

Blerona jetën private e ka mbajtur larg medias dhe publikut por kësaj radhe ka vendosur vet të zbulojë më shumë.
E ftuar në Atv ajo zbuloi se po jeton një histori dashurie.

“Jam shumë e përmbushur dhe e lumtur”, tha Blerona duke mos dashur të zbulojë identitetin e djaloshit që i ka marr zemrën, por tha se nuk është personazh publik.
Ajo tha se do ta mbaj edhe pak kohë për vete këtë lidhje, nuk e dha asnje detaj sa i përket identitetit se me kë është në lidhje.