Showtime

Ndërkohë që të gjithë merremi me Donaldin, ç’bëhet me jetën sentimentale të Romeos?

12/06/2021 08:21
nga:Genita C

Aleksia Peleshi foli ekskluzivisht për Glamour Zone për lidhjen e saj me Romeon dhe ajo tha se e dashuron.

E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur.një person. Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falenderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time.Fakti kryesor që e dua shumë është se ai ma kujton shumë babain tim, e unë nuk kam njohur kurrë dikë që më kujton babin. Babi im është një njeri shumë i rrallë.

Disa javë më parë, çifti u përfol se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Mirëpo, duket se e vërteta është ndryshe.

Aleksia ka postuar një foto me shkrimin ‘Complicated’. Duket se marrëdhënia e saj me Romeon mund të jetë e komplikuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexis? (@aleksiapeleshi)

Kujtojme se kur ajo u pyet nëse ishte shkaku i ndarjes së Romeos nga Jonida , Aleksia e mohoi.