Lajme

Orë policore, kufizim i orarit të gastronomisë e dëshmi të vaksinimit – të gjitha masat që hyjnë në fuqi sot

12/06/2021 07:30
nga:Q R

Qeveria e Kosovës ka miratuar javën e kaluar masat anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga sot, përcjell Gazeta Blic.

Të dielën, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë mbajtur një konferencë për media në lidhje me gjendjen me pandeminë.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi prezantoi masat e reja Anti-COVID, derisa tha se qytetarët duhet të jenë të vaksinuar për të përdorur transportin publik e privat, të hyjnë në qendra tregtare e restorante.

Latifi u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, derisa bëri të ditur se edhe gjatë vikendit do të mund të vaksinohen qytetarët.

Masat anti-Covid që hyjnë në fuqi nga sot:

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj do të kërkohet testi RT-PCR negativ ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19.

Nga 3 janari 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë. Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen në vaksinim, në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.

Tash që ka filluar vaksinimi edhe i qytetarëve mbi 12 vjeç e tutje, nga kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë e lartpërmendura, do të lirohen personat nën 12- vjeç, personat me dëshmi mjekësore.

Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Për të evituar mbingarkesën spitalor, mbylljen e shkollave dhe të ekonomisë, punonjësve të institucionet publike dhe private, udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat, nxënësit dhe studentët, shfrytëzuesit e qendrave tregtare dhe gastronomisë, do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë dhe i pjesshëm, bashkë me të rezultatin negativ të PCR.

Dëshmia e vaksinimit të plotë po ashtu do të kërkohet edhe nga personat që përdorin transportin publik.

Mbajtja e maskës vazhdon të jetë obligative. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00. Ndërkaq, as orari i gastronomisë nuk ka ndryshuar, ky sektor lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30.

Sa i përket arsimit, të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të punojnë me prani fizike dhe orar të rregullt, ndërkaq niveli universitar do të lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve dhe studentëve do t’u kërkohet që të paraqesin dëshmitë e vaksinimit apo testeve negative, nëse duan të hyjnë në objektet shkollore.

Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

KËTU mund t’i gjeni të gjitha masat.

Nga sot duhet të keni dëshmi të vaksinimit për të përdorur transportin publik dhe për të hyrë në qendra tregtare