Lajme

Ambasada e Amerikës në Kosovë: Shërbimi i Bob Dole të jetë frymëzim për gjeneratat e reja

12/05/2021 19:04
nga:Gazeta Blic

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Në reagimin e ambasadës thuhet se shërbimi i Dole duhet të jetë frymëzim për të gjithë.

“Ndërsa mbajmë zi sot për humbjen e nëpunësit publik të përjetshëm dhe senatorit të lartë të shtetit Bob Dole, kujtojmë kontributin e tij të domosdoshëm në Kosovë dhe punën e tij për avancimin e lirive demokratike në mbarë botën”.

“Shërbimi i tij le të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat e reja të amerikanëve dhe kosovarëve”, thuhet në reagim.

 

Vdes miku i madh i Kosovës, Bob Dole