Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas darkës që mbrëmë ua shtroi nga Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, disa anëtarëve të Kongresit Amerikan dhe ish-emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Haradinaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaron se ka ulur shpenzimet për dreka dhe darka, kongresistët amerikanë kanë darkuar me ambasadorin serb në Washington.
“14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë te ambasadori serb në Washington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka”.
“Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?”,ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.