Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacollli, është skeptik se Kazakistani do ta njohë Kosovën, ani se edhe vet thotë ta ketë kërkuar një gjë të tillë nga vendi aziatik.
Kështu Pacolli pasi u pyet lidhur me intervistën e publikuar rishtas të ish-presidentit kazak, Nursultan Nazarbayev, se Kosova po e kërkon njohjen nga ky shtet.
Madje, ky i fundit thotë se kërkesa e Kosovës është njëra nga arsyet pse Kazakistani nuk e njeh Krimenë.
E pikërisht për shkak të këtij dhe konflikteve të tjera në hapësirat e ish-Bashkimit Sovjetik, Pacolli thotë se ka pak gjasë të ndodh njohja.
“Është punë e komplikuar njohja e Kosovës. Kazakistani kushtëzohet nga Rusia me njohjen e republikave ruse që janë pavarësuar nga Gjeorgjia dhe Ukraina”, tha Pacolli për Klankosova.tv.
Ai, konfirmoi se si afarist me biznes të suksesshëm në Kazakistan, dhe me miqësi me Nazarbayevin, e ka kërkuar në çdo takim njohjen e Kosovës.