Sporti

Drita fiton derbin ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”

12/05/2021 15:26
nga:Lorik J

Drita ka fituar derbin ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqyetet.

Skuadra e Nuhiut ka fituar ndaj Prishtinës me rezultatin e ngushtë 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi Marko Simonovski me kokë, pas asistimit të Arbnor Mujës.

Prishtina kishte raste të shumta për të barazuar rezultatin me Otto John, Endrit Krasniqin e Kryeziun, por nuk ia dolën të mposhtin portierin Faton Maloku.

Drita me këtë fitore ka 31 pikë në vendin e tretë – kurse Prishtina ndodhet në vendin e pestë me 24 pikë.

/GazetaBlic Sport