Ka përfunduar pjesa e parë e kryendeshjes së xhiros së 17’të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë e takimit Prishtina-Drita ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në pjesën e parë të këtij dueli e ka shënuar Simonovski, pas asistimit të Mujës.
Skuadra e Dritës kishte raste edhe me Ajzerajn dhe Namanin, por të dy lojtarët nuk ishin cinik para portës.
Ndërkohë, vendasit rastin më të mirë shënimi e kishin me Otto John, por sulmuesi i Prishtinës dështoi nga shumë afër portës.
/GazetaBlic Sport


