Dhjetëra gra dhe vajza kanë marshuar në heshtje nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtitë Qeverisë së Kosovës. Protestueset qëndrojnë pranë objektit të qeverisë në heshtje duke kërkuar drejtësi për vajzat e gratë e vrara.
Të indinjuara nga abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë e kësaj dhune, mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave, Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet realizoi performancën artistike dhe marshin “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”.
Organizatorët e kësaj proteste thanë se po kërkojnë drejtësi për vajzat dhe gratë e abuzuara në familje dhe shoqëri si dhe drejtësi për ato që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje.
Udhëheqësja e organizatës Artpolis, Zana Hoxha tha se abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë dhunës po ndodh edhe për shkak të mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe “ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave”.
Në Kosovë, gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje.


