Sporti

Gjyqtari kosovar delegohet në ndeshjen e Champions Leagues mes Leipzig dhe Manchester Cityt

12/05/2021 10:33
nga:Lorik J

Gjyqtari i njohur kosovar, Bekim Zogaj është deleguar edhe në një tjetër takim të rëndësishëm në Champions League.

Zogaj, i cili është gjyqtar anësor do të ndajë drejtësinë në duelin mes Lepzig dhe Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjyqtari kryesor i këtij dueli do të jetë Sandro Scharer, i cili do të ndihmohet nga Stephane De Almedia dhe Bekim Zogaj, teksa në var do të jenë Fedayi San dhe Lionel Tschudi.

Kjo ndeshje luhet të martën nga ora 18:45, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport