Sporti

Sot luhen tri ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll, vëmendja tek derbi Prishtina-Drita

12/05/2021 09:16
nga:Lorik J

Java e 17’të në futbollin kosovar mbyllet sot me tri ndeshjet që do të zhvillohen.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme padyshim se është ajo mes Prishtinës dhe Dritës, përcjell GazetaBlic Sport.

Kampioni aktual i Kosovës, FC Prishtina e mirëpret Dritën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 13:30.

Ndërkohë, nga ora 13:00 në Klinë, Dukagjini takohet me Llapin e Batatinës që është në super formë.

Ndeshja tjetër që luhet sot është edhe ajo mes Ulpianës dhe Feronikelit, që poashtu luhet nga ora 13:00 në Lipjan.

/GazetaBlic Sport