Showtime

Fifi do t’i nënshtrohet seancave me psikologë

12/05/2021 09:04
nga:Genita C

Fifi ka realizuar një video live në Instagram.

Teksa ndodhet në Turqi, Fifi ka gjetur kohë për fansat e saj në Instagram.

Ajo është futur live ku ka folur për gjendjen e saj emocionale pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip.

Fifi do t’i nënshtrohet seancave me psikologë.
Këngëtarja kosovare ka thënë se po ndihet e lumtur, është mirë dhe se do t’i nënshtrohet seancave me psikologë për ta përmirësuar gjendjen e saj emocionale të cilën e shfaqi para një publiku të madh për 50 ditë rresht.

Kujtojmë se Fifi doli nga shtëpia pas përballjes së ashpër që pati me opinionisten Balina Bodinakun.