Divock Origin shënoi dje një gol vendimtar për Liverpoolin në fitoren e Wolves, për t’i dhuruar ‘Reds’ tre pikë tejet të rëndësishme.
Belgu është bërë një hero i vërtetë në Anfield, pasi ka shënuar një sërë golash të rëndësishëm për Reds, pavarësisht se ka pasur kohë të kufizuar në lojë, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Origi ka zbuluar se çfarë i tha Klopp para se të hy në lojë.
“Dil dhe bëhu Divock”, më tha Jurgen Klopp.
Liverpool tani ka fituar katër ndeshjet e fundit në Premier League me rezultatin e përgjithshëm 13-1.
Ky ishte goli i 39-të i Origit për Liverpool-in dhe Reds mund ta shohin atë si një nga më të rëndësishmit në ekip.
/GazetaBlic Sport


