Showtime

E papritur! Pas situatave të krijuara Donaldi nuk duron më, kërkon të dalë nga shtëpia!

12/05/2021 08:19
nga:Genita C

Pas lidhjes me Beatrixën brenda shtëpisë kritika të ashpëra u drejtuan drejt Donaldit.

Aktori i njohur, i cili në spektaklin e së premtes u përball me realitetin jashtë duke parë një video që i tregonte se Bora po e priste dhe kritikave që mori nga studio për mënyrën si rrodhën gjërat duket se kanë rënduar gjendjen psikologjike të tij.

Mbrëmjen e së shtunës ai u përball me një tjetër situatë jo të zakonshme.

Teksa qëndronin në oborr banorët dëgjuan një zë që po u bërtiste nga jashtë.

Personi në fjalë, i cili nga zëri dallohet se është mashkull kërkonte Donaldin dhe Beatrix.

Ai e ka sharë Donaldin ‘maskara’ dhe kur Beatrix e ka pyetur se kush ishte ai i tha se është një fans i Borës.

Beatrix iu përgjigj thjesht me një: okej dhe u largua.

‘Vëllai i Madh’ gjithashtu i paralajmëroi banorët të hynin brenda pasi personi gjuajti dhe me gurë.

Kjo dhe komplet situata e krijuar duket se kanë rënduar Donaldin, i cili ka kërkuar të largohet.

“Më nxirrni që këtu!”, ka shkruar ai mbi një pasqyrë.