Southampton ka barazuar në shtëpi me Brightonin.
Skuadra vendase ishte në epërsi deri në fund të takimit falë golit të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, shkruan GazetaBlic Sport.
Maupay realizoi krejt në fund për t’i siguruar një pikë Brightonit.
Pas ndeshjes, ka folur Broja i cili tha se ndjehet i zhgënjyer që nuk fituan dhe se do dëshironte të shënonte edhe gola të tjerë në këtë takim.
“Ishte goditje e madhe për ne, sepse loja po shkonte në favorin tonë. Dominuam në pjesën e parë dhe gjatë fraksionit të dytë. Të pësosh gol në fund në atë mënyre ishte vërtet zhgënjyese. Nuk ndihemi mirë si u mbyll ndeshja, por ne do të vazhdojmë përpara.
Ne fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje, në paraqitjet e ekipit. Është zhgënjyese të pësosh në fundit e lojës. Ne e kontrolluam para atij momenti. Ne do të vazhdojmë të ecim si ekip, kemi moral të lartë, do të vazhdojmë të shohim përpara.
Mendoj se mund të kisha shënuar gola të tjerë edhe në ndeshjen paraardhëse. Do të vazhdoj të punoj që të përmirësohem”, deklaroi, sulmuesi shqiptar.
/GazetaBlic Sport/


