Barcelona është mposhtur sot 0:1 nga Real Betis, në ‘Camp Nou’.
Anash humbjes së tri pikëve, Barcelona ka rrezikuar ta humb edhe Gavi, por lojtari për fat të mirë ka shpëtuar me lëndime të lehta.
Gavi mori një goditje të fuqishme me top, duke i tronditur kokën, dhe u detyrua të largohet nga fusha para kohe.
Lojtari ishte dërguar në spital, sipas protokollit që duhej ndjekur.
Njoftimi i fundit nga Barcelona bën të ditur se lojtari është liruar nga spitali.
LATEST NEWS | The tests carried out on Gavi have been satisfactory and he has been released from the hospital pic.twitter.com/I4Tbl3ZxaW
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 4, 2021
Testet e kryera të lojtarit kanë qenë me rezultate të mira dhe ai është larguar në gjendje të mirë.
Gavi pritet të jetë gati për mesjavën, në kuadër të Champions League.


