Sporti

Napoli – Atalanta, këto janë formacionet zyrtare, starton Rrahmani

12/04/2021 20:18
nga:E K

Napoli dhe Atalanta do të zhvillojnë një duel mjaft interesant në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

Napoli të cilët pozicionohen momentalisht në pozitën e tretë me 36 pikë të mbledhura do të kërkojë fitoren për ta rikthyer lidershipin në tabelë.

Ndërkohë Atalanta është në një ecuri prej katër fitoreve rresht në kampionat teksa renditet në pozitën e katërt në tabelë me 31 pikë të mbledhura.

Dy skuadrat kanë konfirmuar 11-shet startuese për këtë ballafaqim, ndërkohë që Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë për Napolin.