Dizajnerja kosovare Lirika Matoshi nga Hajvalia ka hyrë në mesin e 30 figurave më të rëndësishme të artit dhe modës në Amerikë, nën moshën 30 vjeçare.
Revista më me ndikim në SHBA FORBES Magazine e ka futur Lirikën në këtë listë prestigjioze duke shkruar edhe për prejardhjen e saj nga Kosova.