Me ardhjen e Xavi në krye të Barcelonës, skuadra Blaugrana fillon të përgatisë ndryshime në skuadër.
Sipas ‘Marca‘, Ferran Torres është një nga objektivat e identifikuar tashmë nga trajneri i ri dhe klubi spanjoll dëshiron të transferojë spanjollin në Camp Nou, shkruan GazetaBlic Sport.
Barcelona është e gatshme të paguajë 45 milionë euro për reprezentuesin spanjoll dhe t’i ofrojë Coutinho, Umtiti ose Dembele për të bindur Manchester Cityn të heqë dorë nga lojtari.
Megjithatë, asnjë nga emrat nuk i intereson Pep Guardiolës, gjë që po bën ngërç në negociata.
Kujtojmë që Umtiti, 28 vjeç, nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, Coutinho ka vetëm 524 minuta në 10 ndeshje kurse Dembele përfundon kontratën e tij në fund të sezonit, dhe mund të largohet si lojtar i lirë në fund.
/GazetaBlic Sport/


