Prishtina ka njoftuar opinionin se ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme me Besart Berishën.
36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit, përcjell GazetaBlic Sport.
FC Prishtina e ka konfirmuar lajmin që ka qarkulluar gjatë ditës se Berisha do të largohet nga klubi i kryeqytetit.


