Sporti

Pioli: Më vjen keq për Kjaer, por ne duhet të gjejmë zëvendësuesin e tij

12/03/2021 18:51
nga:E K

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli dëshiron t’i ‘ju japë vazhdimësi’ paraqitjeve të mira kundër Salernitana.

Milan do të jetë nikoqirë i këtij takimi që luhet nesër nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Pioli gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Milan do të kërkojë mbrojtës të ri pas lëndimit të Kjaer.

“Ne jemi mësuar me këtë program të ngjeshur, kemi kohën tonë”, tha fillimisht Pioli.

“Kohët janë gjithmonë të shkurtra, por ne i kemi studiuar mirë kundërshtarët tanë, për të rikuperuar energjinë dhe për t’u përgatitur mirë për këtë ndeshje”, shtoi ai.

“Ne i dimë cilësitë e Kjaer dhe personalitetin e tij.Prania e tij në ekip është shumë e rëndësishme për shkak të karizmës, karakterit dhe aftësisë për të thënë gjërat në kohën e duhur”, vazhdoi Pioli.

“Ne jemi shumë afër Simonit, jemi të shqetësuar për të, por edhe të vetëdijshëm se gjithçka do të jetë mirë dhe se ai do t’i kapërcejë këto vështirësi sepse është një person i fortë.

Në fund të kësaj konference trajneri i Milan pranoi se skuadra e tij do të kërkojë një mbrojtës për t’a zëvendësuar danezin.

/GazetaBlic Sport/