Ambasada e Kosovës në Bullgari ka fituar një çmim prestigjioz në fushën e turizmit.
Këtë e bëri të ditur vet ambasada përmes një njoftimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Ajo u vlerësua me çmim special në kategorinë “Best Mission for Partnership and Development” për kontributin e dhënë në krijimin e urave të bashkëpunimit në fushën e turizmit ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë.
/GazetaBlic/


