Sporti

Joan Laporta: Kurrë nuk i kam kërkuar Messit të luajë falas

12/03/2021 12:20
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka sqaruar një herë e mirë polemikën e krijuar nga largimi i Lionel Messit.

“Ylli” argjentinas ishte shumë kritik me presidencës “blaugrana”, duke u shprehur se “askush nuk më kërkoi të luaja falas, por në të njëjtën kohë më duket se fjalët që tha presidenti nuk janë në vend. Më lëndoi, sepse nuk ishte e nevojshme të hiqte përgjegjësitë, duke mos marrë përsipër pasojat.

Fjalët e Laportës i shtyjnë njerëzit të mendojnë për gjëra që nuk i meritoj.” Laporta dha versionin e tij, duke lënë të kuptohet se Messi duhej ta kishte thënë vetë nëse ishte i gatshëm të luante falas.

“Dua ta sqaroj një herë e mirë. A do të kishte luajtur Messi falas për një vit? Kurrë nuk i kam kërkuar Messit të luajë falas. Ai ka të drejtë sepse, përveç kësaj, ai është lojtari më i mirë në botë. Ne e dinim që ai kishte një ofertë të rëndësishme dhe ishte absurde t’i kërkonim të luante falas. Kërkesa duhej të vinte nga ai, jo nga unë. E thashë, është krijuar një polemikë që është e falsifikuar në origjinë”.