Sipas La Gazzetta dello Sport, Simon Kjaer ka të ngjarë të qëndrojë jashtë fushës për gjashtë muaj për shkak të një dëmtimi në gju, kështu që sezoni i tij mund të përfundojë.
Kjaer do t’i nënshtrohet një operacioni sot dhe sipas La Gazzetta dello Sport, ai nuk pritet të kthehet në fushë para gjashtë muajsh, që do të thotë se sezoni i tij praktikisht ka përfunduar, përcjell GazetaBlic Sport.
32-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe së fundmi ka nënshkruar një zgjatje të kontratës dyvjeçare me gjigantët e Serie A.

Kuqezinjtë kanë Matteo Gabbia, Fikayo Tomori dhe Alessio Romagnoli si qendërmbrojtës dhe ka mundësi të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të ri në janar.
Milani pritet të lëshojë një deklaratë zyrtare pas operacionit të sotëm për të konfirmuar kohën e pritshme të rikuperimit për mbrojtësin me përvojë, i cili ka luajtur 54 ndeshje me “Rossonerët” që kur mbërriti në janar 2020.
/GazetaBlic Sport/


