Një tjetër pëngesë për Ligën Spanjolle e cila mendonte që disa ndeshje të La Liga-s të zhvilloheshin jashtë Spanjës.
Një gjykatë e Madridit hodhi poshtë një apel kundër një vendimi të mëparshëm që i jepte Federatës të drejtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në gusht 2018, liga nënshkroi një kontratë 15-vjeçare për të promovuar garën në SHBA, e cila parashikonte zhvillimin e një loje në vit atje, por kjo gjë siç duket nuk do të ndodhë.



