Lajme

Një familje në Rugovë e izoluar nga bora, kërkon ndihmë nga komuna e Pejës

12/02/2021 22:36
nga:Q R

Një familje shqiptaro-amerikane është mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk hoqi borën edhe 400 metra më lartë në rrugë.

Dede Nikolla thotë për KosovaPress se janë të bllokuar dhe kërkon ndihmën e komunës.

“Jemi dy shqiptaro amerikan jetojmë në Stankaj-Rugovë por nuk po mund të lëvizim pasi rrugën e kanë pastruar deri te Kulla e Rugovasit, por jo edhe rrugën deri te ne, që i bije 400 metra më larg. Komunës së Pejës i kërkojmë ndihmë dhe të ketë mëshirë për dy pleq 68 e 75, vjeç, Dede Nikolla e George Filipi”, tha ai, duke shtuar se në atë pjesë ka edhe shtëpi tjera e që nuk janë rezidentë siç janë ata gjatë dimrit.

Nuk dihet nëse nga Komuna e Pejës e kanë pranuar këtë kërkesë.

PDK vendos me kë do të qeverisë në “Jerusalemin” e saj – Gazeta Blic ekskluzivisht sjell detaje për ndarjen e pushtetit