Ish-lojtari i Arsenal, Thierry Henry ka komentuar me ‘shaka’ golin e Gunners ndaj United.
Smith Rowe realizoi gol nga distanca për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij ndërkohë që De Gea ishte i shtrirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas këtij momenti Henry tha se gola të tillë ka parë vetëm kur ishte 11 vjeç.
“Herën e fundit që pashë gol të tillë ishte kur isha 11-vjeç. Dhe portieri im kishte shkuar për një sandwich dhe kishte lënë portën e tij. Kur u kthye rezultati ishte 1-0”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


