Showtime

I publikohet kënga para kohe, reagon këngëtari i njohur

12/02/2021 18:46
nga:Genita C

Këngëtari shqiptar, Alban Ramosaj, edhe këtë vit është konkurrent në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ai do të marrë pjesë me një këngë të titulluar “Theje”, me shpresën për të fituar të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision. Kënga e Ramosajt është publikuar  para kohe në YouTube, dhe nuk dihet se kush e ka publikuar këngën.

Ramosaj ka reaguar menjëherë ku e ka postuar një fotografi në InstaStory, pasi që nuk i duket i arsyeshëm veprimi nga kushdo që e ka bërë këtë.