Shawn Mendes, para disa kohësh ka konfirmuar ndarjen e tij me këngëtaren Camila Cabello.
23-vjeçari e bëri të ditur lajmin në Instagram ku ka treguar se ai dhe Camila kanë përfunduar lidhjen e tyre.

“Por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe ecim përpara”, shkroi Mendes, duke e mbyllur postimin me emrat e tij dhe të Camilës.
Shawn ka publikuar këngën “It’ll Be Okay”, e cila flet për ndarjen e tij. Këngën e ka ripostuar dhe Camila në InstaStory,/GazetaBlic/
Më poshtë gjeni linkun e këngës:
Cabello dhe Mendes u panë për herë të fundit publikisht më 3 nëntor


