Sporti

Messi bleu hotel për 30 milionë euro, por tani rrezikon që t’i shembet nga autoritetet komunale

12/02/2021 16:34
nga:E K

Lionel Messi pak ditë më parë fitoi çmimin ‘Topi i Artë’ për futbollistin më të mirë në botë në këtë sezon.

Fituesi i çmimit të artë për herë të shtatë, ka një problem jashtë fushave të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.

Argjentinasi i cili ka fituar shumë nga bota e futbollit, disa nga fitimet e tij i ka bërë edhe investime të ndryshme.

Në vitin 2017, ylli argjentinas kishte blerë hotelin MiM Sitge, por ende pa u bërë pesë vite ai mund të shembet nga autoritetet katalunase.

Kjo për shkak se autoritetet e vendit e kanë cilësuar që objekti është ndërtuar në kundërshtim me rregullat urbanistike.

/GazetaBlic Sport/