Lajme

AAK merr vendim: Do të jetë opozitë në Prishtinë!

12/02/2021 16:30
nga:Q R

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që në Prishtinë të jetë në opozitë, shkruan Gazeta Blic.

Kështu kanë bërë të ditur burime të ‘Gazeta Blic’ brenda AAK-së.

I njëjti burim i ka thënë Gazetes se ky vendim ka ardhur pas takimit të Daut Haradinajt me asamblistë të kësaj partie.

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, sot ka reaguar edhe rreth zërave se do të jetë pjesë e qeverisjes së re në Prishtinë.

Haradinaj në shkrimin e tij nuk e specifikon që a do të jetë pjesë e koalicionit me LDK-në në Prishtinë, por që tregon se ka dhënë dorëheqje nga pozita e asambleistit në kryeqytet, për t’i liruar vendin Taulant Maxharrajt.

Shkrimi i plotë i Daut Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim.

Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale.

Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi.
Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.

Suksese e ju priftë e mbara!

“Arkitektura qeverisëse” e Përparim Ramës në Prishtinë, AAK e PDK mbesin jashtë?! “Deal”-at për asamble i bënë vet Rama